Lajme

Bislim Zyrapi, dëshmitari i 75-të në rastin e krerëve të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, do të jetë dëshmitari i 75-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Zyrapi e ka lexuar tekstin e betimit në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Prokuroria ka kërkuar 8 orë kohë për ta marrë në pyetje Zyrapin, kurse avokatët 25 orë.

Zyrapit i është caktuar një avokat pasi rrezikon vetinkriminimin gjatë dëshmisë së tij.