Rozë

Biseduan pas mesnatës me njëri-tjetrin, Xuxi eskalon në fjalor ndaj banorëve të Big Brother

By GAZETA SCANNER 1

October 27, 2024

Xuxi është njëri nga banorët e fundit që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai hyri të premten pas daljes së konkurrentes Aria, e cila u largua që në nominim të parë.

I njëjti shkaktoi shumë zhurmë brenda edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga hyrja.

E në një moment pas mesnatës, duket se këngëtari i njohur ka eskaluar në fjalor karshi të tjerëve.

Derisa konkurrentët janë mbledhur për të biseduar, ai ua ka tërhequr vërejtjen për zhurmë.

“Deri të ka dritë tranohuni, mshelni gojën më po ju them. Mos ma nxirrni të ithtin. Qaq më shumë nuk foli”, u shpreh ai.

I njëjti tutje theksoi: “Ju kuptoj që jeni të rinj, por nuk është forja si budallë me ba. Këtu flehet. Nuk mundemi me qëndru pa gjumë. Nëse bëni edhe një herë, i bini pishmanit po ju tregoj”.