Ballina

Biseda e Kusari-Lilës me Radojçiqin, Abdixhiku: U zihen biseda me terroristë e fajësojnë luftën hibride

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Pas publikimit të një pjese tejtër të bisedës mes Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit Millan Radojçiq – teksa koordinohen për vota, e ku përfshihej çështja e pagës minimale ku po përjashtoheshin veteranët e UÇK-së – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në denoncim se “u janë zënë biseda me terroristë…e fajësojnë luftën hibride”.

“Kur zihen në biseda telefonike me terroristë e kriminelë të veriut, dhe atë në bashkërendim të votimit parlamentar për interesa të pensionit të veteranëve, fajësojnë luftën hibride”, ka thënë Abdixhiku.