8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Bill Gates përdor smartfon me ekran me palosje dhe nuk është prodhuar nga Microsoft

- Advertisement -

Çfarë telefoni mendoni se Bill Gates përdor? Ajo që ju vjen menjëherë në mendje është padyshim smartfoni Microsoft Surface Duo.

Gjatë një Reddit AMA, Gates tha se përdor një Samsung Galax Z Fold 3. Sipas Gates arsyeja e zgjedhjes ishte një smartfon në formën e një minikompjuteri që mund të paloset dhe mbahet në xhep.

Nga ana tjetër fakti që Gates ka zgjedhur Galaxy Z Fold 3 mbi Surface Duo është eksperienca e softuerit, kamerat cilësore dhe një politikë përditësimesh.

Por mund të jetë edhe bashkëpunimi që Microsoft ka me Samsung. Falë partneritetit të tyre, telefonët Galaxy mund të lidhen me kompjuterët Windows dhe të shërbejnë si urë për aplikacionet Android.

Në fund Z Fold 3 mbase është smartfoni me ekran që paloset më i mirë në treg. Vitin e kaluar është shitur me 2.5 milionë njësi. Për shifra vetëm alternativa e Huawei i afrohet por ky i fundit nuk ka aplikacionet dhe shërbimet e Google. /PCWorld 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit