Sport

“Bild”: Sane dëshiron t’i bashkohet Bayernit në janar

Anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, ka vendosur që t’i bashkohet Bayern Munich qysh në janar, raporton “Bild”, përcjell GazetaScanner.

23-vjeçari prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti gjerman. Siç raportohet, Sane preferon të transferohet në ‘Alianz Arena’ në janar, përndryshe është i gatshëm të presë deri në verën që vjen për t’u larguar nga ‘Etihad Stadium’. Sane ka humbur gjysmën e parë të këtij sezoni për shkak të një lëndimi të rëndë në gju dhe nuk do të rikthehet në fushë deri pas vitit të ri. /GazetaScanner/