Sport

Bilbao i bën favor Realit, mund Gironën

By GAZETA SCANNER 1

February 19, 2024

Athletic Bilbao e ka mundur Gironën me rezultat 3:2 në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të të La Ligës.

Alex Berengueri realizoi dy gola në minutat 2’ dhe 56’ ndërkaq Inaki Williamsi shënoi të tretin në minutën e 60-të.

Girona u mundua të këndellje me golat e Viktor Tsygankovit dhe Eric Garcias në minutat 49’ dhe 75’ por nuk e evitoi humbjen e dytë me radhë.

Athletic Bilbao me këtë fitore tubon 49 pikë në vendin e pestë në La Liga, ndërkaq Girona zë të dytin me 56 sosh, gjashtë pikë larg Real Madridit që ka okupuar vendin e parë.