Lajme

Bilall Sherifi: Ose kemi me bë Asociacionin ose kemi me dhënë territor, nuk ka rrugë të tretë

By GAZETA SCANNER 1

April 08, 2024

Bilall Sherif nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë në “Pressing” të T7 se “ose kemi me bë Asociacionin ose kemi me dhënë territor, nuk ka rrugë të tretë”.

Ai duke diskutuar me Nol Nushin e PSD-së, tha se edhe nëse kjo parti politike hipotetikisht ta kishte pushtetin do t’i kishte këto dy rrugë.

“Edhe ju Nol i keni dy rrugë, ta zëmë nesër PSD-ja me ardh pushtet e me i fitu 50%. I keni dy rrugë, ose zgjidhje territoriale ose Asociacion”.

“Janë dy rrugë ose ki me shku ka zgjidhja territoriale ose ka Asoacioni”, ka thënë Sherifi.