Pas një kaosi në treg çmimet e derivateve në Kosovë kanë filluar të normalizohen. Ditëve në vijim do të ketë ulje të çmimit të derivateve deri në 1.40 cent.
Çmimi për një litër naftë ka rënë deri tani në 1.50 deri në 1.52 cent, kurse benzina në 1.39 deri në 1.41 cent.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
“Kosova çmimet sot Diesel 1.50 deri 1.52 cent kurse benzina 1.39 deri në 1.41 cent”, tha Berjani.
Kurse në rajon çmimet e naftës janë këto:
- Shqipëri 1.77 cent nafta dhe benzina.
- Mali i zi 1.74 cent diesel – 1.58 cent benzina
- Bosjna dhe Hercegovina -1.45 cent deri 1.70 cent
- 4.Serbia 1.60 cent diesel – 1.65 cent bezina
- Maqedonia veriore 1.43- Diesel, 1.44 cent Benzina