Botë

Bie nga lartësia autobusi në Itali, të paktën 21 të vdekur

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2023

Një autobus u përplas pranë qytetit italian të Venecias pasi ra nga një rrugë e ngritur, duke vrarë të paktën 21 persona dhe duke plagosur të tjerë të martën, thanë autoritetet italiane.

Prefekti i Venecias, Michele Di Bari, tha se ishin 15 të mbijetuar nga përplasja, e cila ndodhi në Mestre, një periferi të Venecias, shkruan Euronews.

Sipas mediave lokale, autobusi ra disa metra para se të përplasej pranë shinave hekurudhore të Mestres, ku mori flakë. Ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shprehu “dhimbjen e saj më të thellë” pas aksidentit.