Botë

Bideni dënon vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhërarrestin ndaj Netanyahut

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka dënuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) me bazë në Hagë për të lëshuar urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant

Urdhëresat thanë se kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu dhe Gallant kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke kufizuar ndihmën humanitare dhe duke synuar civilët gjatë fushatës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, shkruan Euronews.

Urdhërarrest u lëshua edhe për një komandant të Hamasit, Mohammed Deif për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje dhe torturë, gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Biden tha se nuk kishte “asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit” dhe dënoi gjykatën për krahasimin e politikanëve izraelitë me Deif.