Botë

Biden “ruajti me dashje” dosje të klasifikuara, por nuk do të përballet me akuza penale

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden “me dashje ruajti dhe zbuloi materiale të klasifikuara”, ka gjetur një raport i këshilltarit special, por ai nuk do të përballet me akuza penale.

Hetimi filloi më shumë se një vit më parë pasi disa dokumente sekrete u gjetën në shtëpinë dhe ish-zyrën private të Bidenit, shkruan BBC.

Dosjet iu kthyen menjëherë zyrtarëve amerikanë kur u zbuluan.

“Ne konkludojmë se provat nuk vërtetojnë fajin e zotit Biden përtej një dyshimi të arsyeshëm”, thuhet në raport.

“Ndjekja penale e zotit Biden është gjithashtu e pajustifikuar bazuar në shqyrtimin tonë të faktorëve rëndues dhe lehtësues”, thotë Prokurori i Posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur.

Raporti 345 faqesh i zotit Hur u publikua publikisht të enjten pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të kërkonte ndonjë redaktim.

Hetuesit kryen 173 intervista me 147 dëshmitarë, duke përfshirë edhe vetë presidentin Biden.