Joe Biden ka komentuar fatin e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, duke thënë se SHBA-të po përpiqen të kuptojnë saktësisht se si u rrëzua aeroplani në të cilën besohet se ishte edhe kreu i mercenarëve.
Besohet se Prigozhin u vra pas rrëzimit të aeroplanit gjatë ditës së mërkure – shkaku i të cilit ende nuk dihet, raporton skynews.
“Unë nuk jam i lirë të flas për këtë saktësisht… Ne po përpiqemi të kuptojmë saktësisht, por nuk kam asgjë për të thënë”, pohoi presidenti amerikan.
Burimet e inteligjencës amerikane thanë dje se hetimet paraprake sugjeruan se kishte një shpërthim në bordin e fluturimit.
Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putinit.
Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.
Ndryshe, Prigozhin u pa për herë të fundit disa ditë ma parë në një video që duket se ishte bërë në Afrikë.