Botë

Biden njofton 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën ta përforcojë sigurinë e vet në luftën kundër Rusisë.

Ai e njoftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për përpjekjet e tij për ta “rritur” ndihmën e sigurisë për Ukrainën gjatë kohës së mbetur të mandatit të tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Pakoja përfshin armatim shtesë të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë, automjete të blinduara dhe municione vendimtare për t’i përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Bideni bisedoi në telefon me Zelenskyn në lidhje me ndihmën shtesë të SHBA për Ukrainën, e cila është duke e luftuar pushtimin e plotë nga Rusia.