Në një shenjë të vogël përparimi drejt arritjes së një pauze humanitare në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj “po” një pyetjeje rreth kësaj çështjeje pasditen e së shtunës, dhe ngriti gishtin e madh të dorës.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë presion për një pauzë, kryesisht për shkak të shqetësimit për pengjet e marra nga Hamasi dhe të sjellë në Gaza, por deri më tani me pak ndikim.
ShBA-ja ka qenë gjithashtu shumë e qartë se nuk mbështet asnjë thirrje për një armëpushim, raporton “Guardian”.