Lajme

Biden fajëson grupet militante të mbështetura nga Irani për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë

By GAZETA SCANNER 1

January 28, 2024

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka fajësuar grupet militante të mbështetura nga Irani për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë.

Biden u zotua se përgjegjësit e sulmit ndaj ushtarëve amerikanë do të mbahen përgjegjës.

“Natën e kaluar, tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe shumë u plagosën gjatë një sulmi ajror pa pilot ndaj forcave tona të vendosura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë”.

“Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”,  tha Biden, shkruan CNN.

Presidenti amerikan tha se ShBA-ja do të kërkojë llogari nga të gjitha ata që janë përgjegjës “në një kohë dhe mënyrën që zgjedhim ne”.