Botë

Biden, bisedë telefonike me Netanyahun: Diskutime për luftën në Gaza dhe planin e Izraelit për pushtimin e Rafahut

By GAZETA SCANNER

March 18, 2024

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar në lidhje me luftën në Gaza dhe sulmin e afërt në Rafah.

“Presidenti Biden foli me kryeministrin Benjamin Netanyahu të Izraelit për të diskutuar zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gaza, duke përfshirë situatën në Rafah dhe përpjekjet për të rritur ndihmën humanitare për Gazën”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Al Jazeera.

Rafah në Gazën jugore është vendi ku mbi 1.5 milionë palestinezë janë strehuar, shumë të zhvendosur disa herë nga sulmet izraelite, me Netanyahu që mbetet i bindur se “fitorja totale” e Izraelit varet nga zgjerimi i pushtimit tokësor në qytet.