Këngëtarja amerikan, Beyonce, më në fund e ka lansuar linjën e kujdesit të saj për flokë.
42-vjeçarja e ka zbuluar pamjen e parë të markës së saj të re të kujdesit për flokët “Cécred” në një trailer të publikuar rishtazi teksa njoftoi datën kur fansat mund të presin e të mund ta blejnë linjën e shumëpritur.
“Flokët janë të shenjtë. Udhëtimi fillon më 20 shkurt. Vizitoni CECRED.COM”, shkroi Beyonce në mbishkrimin e trailerit, të publikuar në Instagram dhe faqen e saj zyrtare të martën, shkruan People.