Lajme

Bexheti: Në vend që t’iu ngrihen monumente, Kosova po e përçan Aleancën për Shqiptarët

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Profesori Nuri Bexheti ka thënë se partia shqiptare në Maqedoni në Veriut, Aleanca për Shqiptarët, është “parti e martirizuar”.

Sipas Bexhetit, në vend që t’iu ngrihen monumente aktorëve kyçë të kësaj partie, Kosova po i përçan – ndonëse, sipas tij, Aleanca për Shqiptarët ka bërë shumë për Kosovën.

“Partia që drejton (Ziadin) Sela është partia e martirizuar. Pse po e them, së pari është partia me emër shqiptar, e themeluar dhjetë vite para partisë së Ali Ahmetit. Që ka paguar një çimim të madh. Një rol historik në luftën e Kosovës, kur kanë qenë në qeverisje atëherë, kanë bërë një punë kolosale për Kosovë.

Dhe, Kosova duhet t’iu ngrit monument këtyre dhe jo t’i përçajë. Përçarja po na vjen nga Kosova kësaj radhe. Është një dëm i madh që ky subjektet, që është i dytë për shqiptarët…”, ka thënë Bexheti në “Debat Plus”.