Rozë

Beteja me kancerin po vështirësohet, Kate nuk pritet të dale në publik deri vitin tjetër

By GAZETA SCANNER 1

May 25, 2024

Në muajt e fundit, familja mbretërore britanike ka qenë në faqet e para të të gjitha gazetave ndërkombëtare për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me disa prej anëtarëve të saj, nga sëmundja e mbretit Charles , tek ngjitja e mundshme në fron e Princit William si dhe lufta e Kate Middleton kundër kancerit.

Para disa muajsh Princesha e Uellsit njoftoi në një video në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese. Dhe megjithëse shenja pozitive kanë ardhur nga Buckingham Palace, kanë filluar të qarkullojnë raporte se beteja e Kate Middleton me kancerin po bëhet më e ashpër.

Sipas Radar Online, Princesha e Uellsit po vuan nga lodhja, të përzierat dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese. Pavarësisht kësaj, Kate përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme para fëmijëve të saj pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen.

Burimet zbuluan gjithashtu se Kate Middleton po i përballon trajtimet si një ‘luftëtare’, duke marrë gjithë kohën që i duhet për të pushuar dhe rikuperuar. Në këtë luftë, megjithatë, Kate nuk është e vetme.

Princi William po bën gjithçka që mundet për të atin dhe gruan e tij, shtoi burimi i Radar Online. Gjithashtu mediat e huja pranojnë së trajtimet e vështira, do ta mbajnë Princeshën për disa muaj larg syrit publik.

Mendohet se Kate nuk do të shfaqet në publik të paktën deri vitin tjetër.