Opinione

Beteja e UÇK-së në Hagë

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2023

Shkruan: Nait Hasani

Në Hagë, sot i bënë tri vite burg, bashkëluftëtaret e mi, Hashim Thaqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi

Tri vite në burgje, tri vite padrejtësi, me besimin në drejtësi.

Në drejtësi besuam dhe për drejtësi, barazi e liri në shekujt si shqiptarë luftuam për çlirim nga okupimi e për liri.

Dhe të miqtë, aleatet tanë besuam se do na vendosin drejtësi dhe për drejtësi na morën peng, tri vite u bënë sot.

Ndërsa drejtësi nuk kem askund ne horizont, por kemi vetëm padrejtësi dhe besimin tonë në drejtësi janë duke e shkelur me dy këmbët miqtë tanë evropian.

Unë besova në drejtësinë publike, të faktume dhe me njerëz me fytyra të shfaqura publikisht, por jo të fshehura e pas perdeve duke shpifur me zë te dalë nga errësira. Ne kemi pritur që do te kemi gjykim të drejtë e transparent, por jo aty nuk po shohim transparence.

Kjo çka po ndodh në Gjykatën Speciale në Hagë është mjerim i drejtësisë,i vlerave evropiane të drejtësisë, është drejtësi politike dhe është e tmerrshme si drejtësi e tillë.

Te gjykosh Presidentin e një vendi me seanca te mbyllura dhe te thuash bëjmë drejtësi, çdo gjë mund të jetë dhe film horror, por vetëm drejtësi nuk mund te jete.

Tri vite në burg mbahen padrejtësisht Presidenti Hashim Thaqi, dy kryetar Kuvendi te Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe deputeti Rexhep Selimi.

Te katërtit dhanë çdo gjë për çlirimin e vendit nga barbaria shekullore serbe, sakrifikuan çdo gjë për lirin e vendit, benë shtetin dhe ngritën vlerat çlirimtare e kombëtare mes shteteve të botes demokratike.

Te gjykosh ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me paragjykime dhe dëshmi serbe, është drejtësi politike serbe.

Unë ndjej krenarin e luftës sonë të përbashkët për liri. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lirinë tonë, nuk mund të na gjykoj askush, sepse lirinë e kem fituar me gjak nëpër fushëbeteja anë e kënd Kosovës në luftë për liri.

Ju do ta fitoni dhe këtë betejë, por shteti qe ju betë, qeveria jonë, asgjë nuk po bënë për ju për lirimin tuaj.

Liria jone ka emrin UÇK!

Unë besoj qe dhe këtë betejë do ta fitoni te dashur bashkëluftëtare, në këtë Gjykate!

Ardhshi faqebardhë në Kosovë!

Lavdi dëshmorëve!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ky shkrim është marrë nga profili i Nait Hasanit në Facebook