Kur krokodili bëri një lëvizje kërcënuese, atëherë 5 luanët e sulmuan të gjithë së bashku.
Një betejë e pazakontë mes një krokodili dhe pesë luanëve u regjistrua në parkun Kruger në Afrikën e Jugut.
Një grup luanësh po ushqeheshin me një trup të pajetë, pak metra larg bregut të një lumi, ku u shfaq një krokodil , me sa duket duke ndjekur erën dhe duke braktisur sigurinë që ofronte uji.
Sapo bëri hapat e parë në tokë, u rrethua nga disa luanë që filluan të vëzhgonin lëvizjet, ndërsa pak më vonë u shfaqën pesë më të mëdhenj që fillimisht dukej se luanin me të.
Pastaj krokodili, duke u ndjerë disi i paqetë i rrethuar nga luanë, lëvizi disi në mënyrë agresive, duke hapur gojën për të kafshuar njërin prej tyre. Diçka që i aktivizoi menjëherë, për pasojë e sulmuan të gjithë bashkë.