Lajme

Besnik Tahiri: Veç regres në dy vitet e punës së kësaj qeverie

By GAZETA SCANNER 1

March 25, 2023

Shefi i gurpit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë, duke thënë se për dy vite të punës së saj, ka pasur regres.

Ai përmes një postimi  në Facebook është shprehur se kjo qeveri, në tendecë për ta kapur çdo institucion, sipas tij, ka hartuar legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese

“Dy vite regres. Anti-kushtetutshmëria në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë ‘pengesa e reformave”.

“Rritja e çmimeve. Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat”, thuhet në shkrimin e tij.