Lajme

Besnik Bislimi udhëton drejt Greqisë

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Athinës.

Në kryeqendrën helene, ai do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së 2030 – Ëndërr apo Realitet?”, ku në mesin e pjesëmarrësve do ketë dhe homologë nga rajoni.

Përgjatë qëndrimit dy ditor në kryeqendrën helene, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë dhe takime e bashkëbisedime të tjera.