Lajme

Besnik Berisha për pushtetin: Këta kanë eksportu drogë në Shqipëri, distancohen nga njerëzit veç kur i kap drejtësi

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Avokati Besnik Berisha hodhi kritika mbi pushtetin në krye të të cilit është Lëvizja Vetëvendosje. Avokati Berisha the se kur partia ka interes nga ndonjë individ bashkëpunon me të, por kur dikush arrestohet ata distancohen nga njerëzit.

Këtu përmendi rastin e një asamblisti të VV-së i cili muaj më parë u arrestua si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shqipëri.

“Deri në ditën kur dikush nuk arrestohet nga institucionet e Drejtësisë ai është aleati i tyre në krim e në bashkëveprim gjithandej, kur kanë interes partia ose individë të partisë. Në ditën kur kapet këta synojnë me nda me shkëputë, këta janë deklaru edhe eksportues të drogës në Shqipëri. Dmth asamblistat e tyre, këta kanë eksportu drogë në Shqipëri. Këtyre nuk ju ka mjaftu Kosova. Imagjinoje sikur të ishte në taborin tjetër…”, tha Berisha në Pressing.