Deputeti, Besian Mustafa është zgjedhur unanimisht zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur nga kjo parti.
Sipas njoftimit, Mustafa si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë.
“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet z. Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.