Klubi i futbollit Beshiktashi ka refuzuar plot shtatë milionë euro për kartonin e futbollistit të Kosovës, Milot Rashica.
Sipas mediave turke, Leeds United, një nga skuadrat e kampionatit anglez, ka shfaqur interes për lojtarin 27-vjeçar dhe së fundmi ka bërë një ofertë zyrtare për bardhezinjtë.
Thuhet se skuadra angleze i ofroi 7 milionë euro për futbollistin me përvojë që donin ta shtonin në skuadrën e tyre në sezonin e ri.
Klubi turk dhe Rashica nuk kanë qenë shumë të prirur drejt këtij transferimi, duke e refuzuar këtë ofertë të bërë nga klubi anglez.
Rashica, i cili iu bashkua skuadrës nga Norwich City, ka kontratë me Beshiktashin që përfundon në vitin 2027.