Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar vizitën e Bërnabiq në Mitrovicë, ndërkaq ka ironizuar duke thënë se “për qytetarët serbë në veriun e Republikës së Kosovës po brengosen dy kryeministra njëkohësish”, shkruan Scanner.
“Për qytetarët shqiptarë në veri të cilëve kurrë nuk iu nda gazepi, kryeministri Kurti asnjë fjalë, asnjë përmendje, asnjë përkujdesje, asnjë ndihmë, asnjë njohje për rezistencën, qytetarinë dhe atdhedashurinë e pashoq”, shkruan Ismaili, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Për qytetarët serbë në veriun e Republikës së Kosovës po brengosen dy kryeministra njëkohësisht. Edhe kryeministrja e Serbisë Bërnabiq edhe kryeministri ynë z.Kurti.
Për qytetarët shqiptarë në veri të cilëve kurrë nuk iu nda gazepi, kryeministri Kurti asnjë fjalë, asnjë përmendje, asnjë përkujdesje, asnjë ndihmë, asnjë njohje për rezistencën, qytetarinë dhe atdhedashurinë e pashoq. Madje as shpresë.