Opinione

Besa Ismaili: Kosovës i duhet Amerika si në 1999-tën

By GAZETA SCANNER 1

June 24, 2022

Shkruan: Besa Ismaili

Nëse Bashkimi Evropian po mundet pa Kosovën [refuzoi të flasë e të lobojë për Ballkanin Perëndimor si tërësi asimiluese për Kosovën], nëse Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për Kosovën në mesin e saj, brenda kufinjve të saj, nëse Kosova ka mbijetuar tërë këto vite pa Bashkimin Evropian, nëse Kosova po mbijeton periudhën më të rëndë dhe kërcënuese nga ana e Rusisë edhe pa Bashkimin Evropian….atëherë ç’ne me Ballkanin e Hapur? Ç’ne me MiniShengen?

Kosova duhet të alarmohet për zbehjen e përkrahjes që po merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uljen e investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, heshtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi këtyre (mos)zhvillimeve. Ky është rreziku për Kosovën!

Kosovës i duhet Amerika! Tani, më shumë se deri tani. Na duhet Amerika për dhe aq sa na u desht edhe në 1999. Për të qenë. Për paqen, për sigurinë, për demokracinë.

🇽🇰🇺🇸