Rozë

Besa flet për herë të parë pas dështimit në Eurovision

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t’u deklaruar pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të “Eurovision 2024”, ku ajo nuk arriti të shkonte në finale.

Në një video në InstaStory, Besa u drejtua publikut me një mesazh falënderues.

Ajo potencoi se ndihet keq që nuk kaloi në finale, duke shtuar se nuk i përcakton vet rregullat.

“I falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet që më keni dërguar. E kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjatë këtyre muajve për të realizuar një përfaqësim dinjitoz. Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është pjesë e garës dhe ne nuk i përcaktojmë rregullat”, shtoi këngëtarja.

“Shpresoj të ju kem bërë krenarë, dhe kjo është çdo gjë që ma mbush shpirtin plot. Ju falënderoj shumë”, tha Kokëdhima.