Rozë

Bes Kallaku reagon për herë të parë pas raportimeve se ka nisur një lidhje të re dashurie

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, prej disa ditësh po flitet për një romancë të re dashurie.

U tha se ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.

Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që bëri njerëzin të dyshonin.

Megjithatë në një prononcim për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje theksoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”