Ekonomi

BERZh mbështet fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup

Shumica e 560,000 banorëve të Shkupit do të përfitojnë nga trajtimi i ujërave të zeza falë një fabrike të re që do të ndërtohet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Kjo njëherazi shënon fabrikën e parë të tillë të ndërtuar në qytetin e Shkupit.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ofruar një kredi 58 milion Euro, e plotësuar me një kredi prej 68 milion Euro nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një grant investiv prej 10 milion Euro, i siguruar nga Iniciativa e Ripërtëritjes Ekonomike të BEI-së.

Trajtimi i ujërave të zeza është identifikuar si një nga kërkesat më urgjente në bazë të Planit të Veprimit të Qyteteve të Gjelbra, të hartuar nga autoritetet e qytetit dhe BERZH-i.

Shkupi aktualisht është një nga kryeqytetet e pakta në Evropë pa ndonjë trajtim domethënës të ujërave të zeza. Përkundrazi, ujërat e zeza të papërpunuara hidhen direkt në lumin Vardar, duke ndotur mjedisin dhe duke ndikuar në jetesën e njerëzve që jetojnë në rrjedhën e poshtme të tij në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Fabrika e re do të trajtojë 51.3 milion metër kub kanalizime të papërpunuara shtëpiake në vit dhe këtë sasi ta kthej në mënyrë të sigurtë në mjedis, duke ulur ndjeshëm nivelet e ndotjes në lumin Vardar dhe duke përmirësuar ekosistemet dhe mirëqenien e njerëzve. Fabrika do të mbulojë nëntë nga 10 komunat që përbëjnë Shkupin dhe ka një kapacitet për 650,000 njerëz, duke llogaritur rritjen e pritshme të popullsisë.

Nga projekti do të përfitohet gjithashtu edhe asistenca teknike nga EBRD për kompaninë e Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Shkup, një ndërmarrje e qytetit, për krijimin e një programi të përmirësimit të performancës financiare dhe operacionale si dhe një kontrate të shërbimeve publike, që do të financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Pjesa e asistencës teknike përfshin ëshë një studim për të identifikuar investimet prioritare në rrjetë.

Plani i Veprimit për Qytetet e Gjelbra është pjesë e Qyteteve të Gjelbëruara të BERZH-it, një program i zgjeruar prej 1 miliardë eurosh për qëndrueshmëri urbane, duke ndihmuar më shumë se 30 qytete ku BERZh-i investon për t’u bërë më ekologjike. Programi shqyrton mënyrat e investimit në transport ekologjik, menaxhimin e ujit dhe ujërave të zeza dhe, në përgjithësi, synon t’i bëjë qytetet më të jetueshme. Ky program ofron një model gjithëpërfshirës të biznesit për zhvillimin e gjelbër urban, duke kombinuar planifikimin strategjik me investimet dhe asistencën teknike të shoqëruar.

Përndryshe, BERZH-i është një investitor i madh institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, Banka ka investuar më shumë se 1.9 miliardë Euro në 124 projekte. Mbështetja e investimeve mjedisore është një përparësi për Bankën pasi adreson një nga sfidat më urgjente të vendit.