Ballina

Bernard Nikaj nga PDK po merr pjesë në Konventën e Demokratëve në Çikago

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve (ILF), organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC) në Çikago, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Nikaj ka njoftuar se po e përfaqëson PDK në emër të kryetarit Memli Krasniqi.

Ndërkohë, në këtë Konvetë po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

Nder dhe kënaqësi që, në emër të Kryetarit Memli Krasniqi, të përfaqësoj Partinë Demokratike të Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve (ILF), organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike (DNC) në Çikago.

Pas vizitës së kandidatit tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza, javën e kaluar në Washington, pjesëmarrja ime në DNC është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK-së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në SHBA.

Rruga e Kosovës drejt së ardhmes euro-atlantike është e pamundur pa mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://www.facebook.com/share/p/6fnZxYwrRL7XtUut/?mibextid=oFDknk