Sport

Bernard Berisha: Foda ka sjellë frymë të re, ndaj Norvegjisë të tregojmë potencialin tonë

By GAZETA SCANNER 1

June 03, 2024

Bernard Berisha, i rikthyer tashmë te Kosova, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para miqësores ndaj Norvegjisë.

“Trajneri i ri ka sjellë motiv të ri. I shoh të gjithë të angazhuar, duhet të vazhdojmë të jemi kompakt dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ka shumë ndryshime, shumë pozitivitet. Shpresoj që në ndeshjen me Norvegjinë të tregojmë një ndeshje të mirë dhe të dëshmojmë që kemi potencial dhe që synojmë kualifikimin”, tha Berisha.