Lajme

Bërnabiq: Jam e gatshme të jap dorëheqje – Vuçiq: Do të kemi zgjedhje të parakohshme

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2023

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se është e gatshme të japë dorëheqjen.

“Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Vuçiq tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.

Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar.

Ndryshe, Bërnabiq ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.

Atëbotë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur njoftoi për mandatimin e saj në krye të ekzekutivit, tha se Bërnabiq nuk do të qëndronte në këtë post në mandat të plotë, por gjatë vitit 2024 do të kishte ndryshime.