Lajme

Berisha: Vizitën e shefit të CIA-s duhet ta shohim si shqetësim të ShBA-së për situatën në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se vizita e shefit të CIA-s në Kosovë nuk është historike.

Ai ka bërë me dije se kjo vizitë duhet të shihet si shqetësim i ShBA-së për situatën e sigurisë në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shefi i CIA-s viziton vetëm vendet që e shqetësojnë Amerikën.

“Vizita e Drejtorit të CIA-s, z. William Burns në Kosovë nuk është historike, kjo vizitë duhet të na shqetësoj sepse ai nuk viziton vende të zhvilluar ekonimike me rritje “33%,”! Ai viziton Kinën, Ukrainën, Lindjen e Mesme, Ballkanin (Bosnje, Serbi,Kosovë), pra ai viziton vende dhe rajone ku ka luftë e pasiguri dhe që udheheqen nga lider autoritar që bien ndesh me politikat strategjike të SHBA. Ja disa lajme për vizitat e shefit të CIA-s; -Përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë, kreu i CIA-s vizitë sekrete në Pekin. -Shefi i CIA-s ka bërë vizitë sekrete në Ukrainë. -Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), Bill Burns, ka udhëtuar përsëri në Lindjen e Mesme, Kështu që vizitën e z. Burns duhet ta shohim si shqetësim i partnerit tonë kryesor për situatën e sigurisë në të cillën e ka pru Kosovën, hipokriti Albin Kurti”, ka shkruar Berisha.