Lajme

Berisha tregon nëse prona e Radoiçiqit në aspektin strategjik është e përshtatshme për policinë

By GAZETA SCANNER 1

July 27, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se duhet të  konsiderohet dhe analizohet nëse prona e konfiskuar e Milan Radoiçiqit, përgjegjësit kryesor për sulmin në Banjskë, është e përshtatshme strategjikisht.

Berisha ka thënë pozita e asaj prone është e goditshme nga çdo objekt i lartë.

“Ka qasje nga toka uji dhe është i goditshim nga çdo objekt i lartë. Gjitha këto duhet mi pas në konsideratë. Është mirë gjithçka që ka në dorë të kriminelëve shteti ta vejë në shërbim çka mund të vihet, është edhe një mesazh i qartë se kriminalet s’munden me u kthye ne despot dhe me krijuar ofiqe të veta në territor të Kosovës”, ka thënë Berisha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Berisha ka thënë se kjo pronë është legalizuar nga institucionet e Kosovës dhe se mund të dalin probleme të tjera.

Madje, ai thotë se edhe armët e konfiskuara pas sulmit në Banjskë që është përfolur se mund t’i jepen policisë , ka thënë se nuk është mirë për imazhin.

“Armët e Banjskës thoshin me ja dhanë Policisë së Kosovës, çfarë po ju doket policia. Armët e krimit me i përdorë? Ato armë janë jashtë standardit sepse janë prodhim jugosllav. Ne jemi ka i krijojmë kapacitetet e policisë dhe të ushtrisë me armatim dhe pajisje që na bëjnë të ndërveprushëm  me NATO-n dhe policitë bashkëkohore të botës”, ka thënë Berisha.