Lajme

Berisha thotë se ka mundësi që Biden të jep dorëheqje nga gara

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Elmi Berisha nga Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” thotë se ka mundësi që presidenti aktual Joe Biden të jep dorëheqje nga gara presidenciale për arsye shëndetësore.

“Ka mundësi që ta bëjë, sepse nga integriteti i tij personal është njëri ndër njerëzit më të respektuar në ShBA, ka qenë njëri nga senatorët më i përkrahur dhe i dashur në Amerikë, është njohësi më i mirë i politikave të brendshme amerikane, po edhe të jashtme dhe shëndeti dhe mosha kanë ndikuar që ky të degradojë në një pjesë të kohës së tij si president i Amerikës në këtë mandat”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Berisha deklaroi se ka spekulime për dy emra që do të mund ta zëvendësonin në garë Biden, në qoftë se do të tërhiqej.

Ai tha se cilido që do ta fitonte garën do të ishte në të mirë të Kosovës.

“Besoj që do të reflektojë, edhe familjarët e tij do ta ndihmojnë që ta bindin që t’i jap shans një kandidati të ri kushdo që është. Ka spekulime të ndryshme se kush mund të jetë, por janë dy emra të cilët po të ndodh ajo do të jetë mirë për Kosovën edhe në qoftë se fiton kandidati demokrat. Janë dy emra të mirë që nëse Biden pranon të tërhiqet nga kjo garë për arsye shëndetësore ne do të ishim mirë me cilindo nga ata dy kandidatë të cilët nuk mund t’i them sot”, deklaroi ai.