Lajme

Berisha: Politika e Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë njëfarë imitimi i politikës serbe të viteve ’90-a

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se politika e Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë njëfarë imitimi i politikës serbe të viteve 90-ta.

Ai u shpreh se ata i kthenin diplomatët amerikanë dhe bënin zotime që nuk i zbatonin dhe siç u shpreh ai, njëjtë ndodhi edhe me kryeministrin Kurti.

“E gjithë politika e Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë njëfarë imitimi i politikës serbe të viteve 90-ta, në të cilën ata kthenin diplomatët amerikanë, i kthenin prapa, pastaj merrnin zotime që nuk i zbatonin hiç, pastaj merrnin zotime për të ardhmen se do të ndodh kështu e ashtu, siç ndodhi tash edhe me z.Kurti, i cili i kthen ambasadorët e QUINT-it, të cilët përfaqësojnë fuqinë botërore”, është shprehur ai.