ka folur për ndarjen e çmimeve nga Komuna e Gjakovës për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.
Në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10, Berisha ka thënë se me këtë rast janë dhënë çmime për disa personalitet për të cilat kanë menduar se kanë kontribuar për lirinë e Kosovës dhe për Gjakovën.
“Jam pyetur a je ti në këtë listë dhe pse nuk je pjesë e listës dhe a ke kontribuar në luftë. Unë nuk e di se cilat kanë qenë kriteret, ndoshta nuk i plotësojë ato kritere për të marrë ndonjë çmim për kontribut të veçantë as në luftë as në paqe në komunë të Gjakovës. Megjithatë kështu e ka vlerësuar ai bordi dhe kryetari i komunës Ardian Gjini ”, ka thënë Berisha.
Tutje ai ka shtuar se as nuk është ftuar në këtë ceremoni dhe as nuk ka marrë asnjë çmim nga Komuna e Gjakovës për kontributin e tij gjatë luftës.