Lajme

Berisha: Nuk ka prova për të, i dyshuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2024

Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se klienti i tij, si njëri nga të dyshuarit për spiunazh është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova kundër tij. Sipas Berishës, prokuroria ka bërë spektakël me arrestimin e tij, duke pretenduar se ishte spiun i BIA-s serbe.

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij, i dyshuar për spiunazh, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Berisha ka theksuar se nuk ka prova ndaj klientit të tij.

Sipas avokatit, prokuroria ka bërë spektakël me arrestim e klientit të tij, si spiun i dyshuar për BIA-n serbe.

“Jam i lumtur bashke me kolegen se ajo fare sot dëgjuam dhe lexuam nuk arrti të argumentoj asnjë fjalë apo fjali se dy qytetarët e Kosovës kanë spiunuar në Serbi.

Nuk pati mundësi Prokuroria për ta zbuluar qoftë edhe asnjë transkripit të vetëm. Qoftë edhe një vazhdim të vetëm. Qoftë edhe një fotografim të vetëm. Prandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellur dy në emër të ashtuquajturës drejtësi. E që në fakt rrezikohen ata dhe familja”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, Berisha ka thënë se Policia e Kosovës gjatë bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nuk ka gjetur asgjë, ndonëse është njoftuar se u janë sekuestruar armë e gazmaska ushtarake.

“Asnjëra nga këto nuk lidhen me klientin tonë… asnjëherë nuk ka pasur asnjë qasje në asnjë fakt apo provë që do t’i hynte në punë shërbimit apo aq më pak do të rrezikonte sigurinë kombëtare. Te klienti im (B.SH.) nuk është sekuestruar asgjë e paligjshme”, ak shtuar Berisha.

“S’ka shkruar asnjë si fakt inkriminues… Ata kanë dështuar dhe ky është persekutuar”.