Lajme

Berisha merr vulën, reagon ambasada e ShBA-së: Nuk angazhohemi për personat non-grata

By GAZETA SCANNER 1

June 14, 2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pasi Gjykata e Apelit së Shqipërisë vendosi që t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ambasada amerikane qëndron pas vendimit në lidhje me individët e shpallur non-grata, dhe për ta nuk ndryshon.

Tutje, ambasada thotë se nuk angazhohet me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të ShBA-aq dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA-ja.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA-së dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA-ja”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”