Lajme

Berisha: Kurti s’e mbajti premtimin për shërbim të detyrueshëm ushtarak, s’arriti të sigurojë bukë për ushtrinë

By GAZETA SCANNER

October 14, 2024

Deputeti nga radhet e PDK-së, Hisen Berisha, gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit në FSK, ka thënë se kryeministri Albin Kurti për efekte elektorale kishte premtuar shërbim të detyrueshëm ushtarak, por sipas tij, ai nuk arriti ta sigurojë bukën për ushtarët e FSK-së.

Albin Kurti, për efekte elektorale, premtoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë, por ai nuk arriti të krijojë kapacitete që të sigurojë bukën për ushtrinë që e kemi krijuar. Ky është mashtrimi i madh i Albin Kurtit”, tha Berisha.

Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate”, ka shtuar ai.