11.1 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Berisha: Kurti e Abdixhiku nuk e kanë asnjë kontribut vendimtar për vendin (Video)

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha, i ka pasur disa kritika të ashpra drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut.

Berisha në Oxygen të Klan Kosovës tha se Kurti dhe Abdixhiku nuk e kanë asnjë kontribut vendimtar për vendin.

“Ky njeri është prej fshatit Vladimir të Malit të Zi. Ky njëherë paqësor, ky nuk e ka kapur pushkën për liri. Nuk ka kontribuar as për Vladimirin, unë kontributin e mati, me sakrificë, gjak e pushkë, se koha ka qenë ashtu”, tha Berisha në Klan Kosova.

“E ke parë Lumir Abdixhiku, është dal partia e tretë, flet si fitues edhe thotë unë dua të bëhem kryeministër i Kosovës. Por, ai s’ka faj se e ka parë Albin Kurtin, asnjë kontribut atje, ka mundur ta çlirojë atë pjesë të Malit të Zi, të gjithë shqiptarë janë ata, nuk ka shkuar atje, me disa protesta këtu, pushkë për liri nuk e ka kapur e as edhe një kontribut vendimtar se ka për vendin e edhe ky thotë unë jam nga Presheva, pse pasi ky po bëjka me iu pri shqiptarëve, pse s’bën edhe unë?”, deklaroi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit