Lajme

Berisha komenton deklaratat e Kurtit për bashkim kombëtar, thotë se ai i ka ndërruar fjalët me ardhjen në pushtet

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ai do të votonte pro bashkimit kombëtar në një referendum.

Berisha në emisionin dPt te Fidani në T7 ka thënë se Albin Kurti ka folur shumë gjëra në opozitë sa ishte në opozitë, ndërkohë që tani i ka ndërruar fjalët. Berisha thotë se bashkimi kombëtar është objektiv dhe këtë ua ka lënë amanet fëmijëve.  

“Çështja e bashkimit të Shqipërisë natyrale është objektiv i kahmotshëm dhe nuk vdes kurrë. Në asnjë mënyrë. Amanet ua kam lënë dy djemve të mijë edhe vajzës. Nuk mund të vdes kjo. Ka vdek shqiptaria nëse vdes kjo ide. Sa i përket deklaratës së Albinit, i kam besuar sa ishte në opozitë. E ardhjen në pushtet e kemi parë sa pallavrat i ka folur në opozitë e tash i ka ndërruar fjalët nuk mund t’i besojë as në këtë”, ka thënë ai.

“Nuk dua t’iu bind as juve e as shikuesit. E kam të qartë se kush është Albini. Tash përbën vetëm figurën e një mashtruesi”, përfundoi Berisha.