Lajme

Berisha: Gjykata Speciale u informua se dëshmitari i tyre është arrestuar

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2024

Avokati Besnik Berisha i cili e mbron të dyshuarin për spiunazhë Bedri Shabanin që u arrestua e iu caktua masa e parburgimit, ka bërë të ditur se klienti i tij ka kërkuar që të vihet në dijeni Gjykata Speciale se ai është arrestuar.

“Klienti im është dëshmitar në Gjykatën Speciale dhe po e them ekskluzivisht se e kemi njoftuar Gjykatën Speciale për arrestimin e tij. Ai dyshon se arrestimi i tij ka të bëjë me dëshmitë e tij në Hagë.” – ka thënë Berisha.