Lajme

Berisha: Gjithçka çka ndodh në veri është e sinkronizuar mes Kurtit e Vuçiqit

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2023

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se Qeveria Kurti e ka harmonizuar çdo veprim me Beogradin.

Siç thotë ai, gjithçka që ndodh në veri, është në sinkronizim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Mbajeni mend mirë, e kam thënë 100 herë dhe po e përsëris, se gjithçka çka ndodh në veri është e sinkronizuar mes Prishtinës dhe Beogradit, mes Kurtit e Vuçiqit, ose padronit të Kurtit, padronit politik, edhe Vuçiqit, që me kriju një situatë të tensionuar atje, për me implementu të gjitha vendimet e dëmshme dhe antikushtetuese që janë marrë që nga shtatori 21 deri në ditën e sotme”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Berisha shtoi se padroni i Kurtit është “kryesuesi i grupit të këshilltarëve për negociata” i tij.