Lajme

Berisha falënderon Kroacinë dhe Slloveninë: Bllokuan vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2023

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka shprehur mirënjohje ndaj dy shteteve evropiane për pengimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Kosovës.

“Mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë”, nis postimi i tij.

“Të dashur miq, dje në Bruksel kryeministrat e dy vendeve mike të rajonit Kroacisë dhe Sllovenisë, bllokuan propozimin e ndëshkimit të njëanshëm, vendosjen e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.