Lajme

Berisha e quan iluzion mundësinë e një traktati të paqes Kosovë -Serbi

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur iluzion mundësinë e arritjes së një traktati të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve e bëjnë të pa mundur një gjë të tillë.

Në emisionin “ Ditari” në Tëvë 1, Berisha ka thënë se një traktat me Vuçiqin do të përfundonte si ai i Hitlerit me Stalinin.

“Me bë trakt paqe me njeriun, zëvendësin e Millosheviqit, është njëjtë sikur traktati i paqes mes Hitlerit dhe Stalinit dhe dihet epilogu i tij fare ka qenë. Është iluzive me pretendua me arrit një traktat paqe me një shtet me të cilin ende nuk ke arrit me bë një marrëveshje finale për çështjet e hapura dhe ato të kontestuara që na kanë sjellë deri të acarimi”, ka thënë Berisha. Ai ka thënë se në procesin e dialogut të udhëhequr nga Kurti, Kosova është kthyer mbrapa, pasi siç thotë ai, me planin franko-gjerman nuk shihet njohja e ndërsjellët dhe kusht i vetëm është që Kosova ta themelojë Asociacionin.

Idenë për një trakt të paqes e ka përmendur së fundi ministri i Mbrojtjës së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se një gjë e tillë është propozuar nga kryeministri i Kosovës por që nuk gjet mbështetje nga Serbia e as negociaorët e BE-së.

Por, Berisha ka thënë se një ide e tillë ishte dhënë edhe më herët nga ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.