Lajme

Berisha e ngre në qiell Albin Kurtin: Mbrojti me guxim interesin kombëtar dhe atë evropian, duke refuzuar Ballkanin e Hapur

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2022

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistës dhënë për televizionin ATV ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekti i cili pa diskutim vendos hegjemoninë serbe.

“Dhe mendoj se një nga meritat kryesore të Albin Kurtit është refuzimi me guxim i këtij projekti mirëfilltas antishqiptar.

Se këtu në këtë gadishull që ka ngelur po të shkojmë në etnicitete kemi të bëjmë me sllav dhe shqiptarë, shqiptarë dhe sllav, ky është realiteti, dhe kundërshtitë historike madhore nuk kanë ekzistuar midis sllavëve, u shfaqën në këto luftërat e fundit, sepse ato kanë ekzsituar vetëm midis shqiptarëve dhe sllavëve”, theksoi Berisha.

Në këtë kontekst, Berisha tha se shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës kryeministrit Albin Kurti që refuzoi këtë projekt.

“Albin Kurti mbrojti me guxim dhe vendosmëri interesin kombëtar të shqiptarëve kundër vendosjes hegjemoniste serbe në rajon si dhe rajonit nën ndikimin rus. Kjo është e vërteta. Duhet t’i jemi shumë mirënjohës në këtë rast duhet ta them këtu”, tha ai.

Berisha mes tjerash tha se me refuzimin e Ballkanit të Hapur, Kosova dhe lidershipi i saj tregoi se mbrojti në rajon interesin kombëtar të shqiptarëve, por dhe interesat evropiane.

“Pardje Parlamenti Evropian në një rezolutë shprehu shqetësim të madh, disaprovim të plotë për nismat të tipit të Ballkanit të hapur, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet e një Ballkani të Procesit të Berlinit, i cili në të vërtetë është thjeshtë një instrument një projekt për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse. Në këtë kontekst Albin Kurti me refuzimin e tij të prerë mendoj se mbrojti projektin evropian të Ballkanit perëndimor. Po këtë gjë bënë Mali i Zi si dhe Bosnja e Hercegovina”, tha ai për A23.

Berisha tha se po ashtu Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e këtij projekti, dhe se në cdo formë ai dhe shqiptarët do ta kundërshtojnë.

“Ne do të bëjmë gjithëqka që ky projekt të dështoi. Rama ka thirrur Samitin. Dhe unë i këshilloj të dy vendet e aleancës trilaterale Beograd-Shkup –Tiranë mos të parashikojnë një mbeldhje në Tiranë sepse populli do të jetë në rrugë. Janë të mirëpritur në vizita bilaterale dhe të tjera. Por në projektin e Ballkanit të hapur është një projekt antishqiptarë dhe ne do qëndrojmë dhe Edi Rama nuk është më ai që bënte ligjin këtu. Edi Rama do të marrë përgjigje të fuqishme nga opozita shqiptare poqese guxon të ftojë në Tiranë një samit të tilllë”, tha Berisha duke iu referuar datës 6 dhjetor kur në Tiranë do të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, drejtues të ‘Unionit’, me qindra gazetarë etj.

Opozita shqiptare ka paraloajmëruar një protest për të ndaluar mbajtjen e këtij Samiti.