Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se Rama ka bërë gabim me deklarimet e fundit për Asociacionin. Berisha ka folur edhe për raportet e tij me liderët e Kosovës dhe krerët e UÇK-së.
Berisha thotë se Rama ishte i pari që i vendosi sanksione Kosovës për ta mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
“I pari që vendosi sanksione Kosovës ishte Edi Rama në mënyrën më të turpshme. Tani Edi Rama bënë gjithçka që të krijoj mbështetje nga ata të cilët janë të fasionuar pas Vuqiçit e tjerë, mos të hymë në këtë analizë tash, por ai u bë i pari që vendosi sanksione ndaj Qeverisë së Kosovës. Pse nuk e bëri një qeveri tjetër rajonale përveç Ramës këtë për shembull nuk e bëri Mali i Zi, ose Maqedonia e Veriut, Kroacia e tjera, por pikërisht Edi Rama. Çfarë mund të bëjë një fqinjë më keq se sa kjo që bëri Edi Rama me Kosovën”, tha Rama për RTK-në.
Pse kreu i PD-së, Sali Berisha, e quan kryeministrin Edi Rama si lider global të 1 Prillit. Ai e akuzoi kryeministrin shqiptar, se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ndërsa drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk është drafti i Ramës.
“Absolutisht ai deklaroi se është drafti i tij, po ai e deklarojë me porosi që ti jap mundësi Vuqiçit që ai ta kundërshtoj. Ai thotë është drafti i Tiranës, dhe unë nuk e pranoj, për të lehtësuar pozitën, sepse përhirë të vërtetës në takimin e fundit, siç pohoi vet Vuqiç, Kurti doli i fituar, por përkohësisht sepse Albin Kurti pranoi ato materiale që ja ofruan udhëheqja e lartë politike evropiane, ai tha unë këtë po e pranoj mos ma ndryshoni më, jam dakord dhe po shkoje në Kosovë”, thotë Berisha.
Ai madje thotë se draftin e Ramës, e kundërshtuan edhe Kurti edhe Vuçiq, sapo e panë.
“Tani Rama thotë se Kurtit i është dorëzua drafti im në Bruksel, e tani këto janë trillime të një lideri të një prillit”, deklaroi Berisha.
Ai tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë, dhe kështu duhet të mbetet. Kështu, sipas tij, nuk e sheh vetëm kryeministri Rama.
Kreu i PD-së, tregon takimet me ish-presidentin Ibrahim Rugova si dhe me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari në vitin 1992 në Tiranë.
“Ibrahim Rugova ishte misionar. Ai krijoi Lidhjen Demokratike në vitin 1989, ndërsa Partia Demokratike u krijua një vit më vonë dhe ajo ka qenë frymëzim për demokratët në Tiranë. Ai e krijoi LDK-në në kushte të një pushtimi dhe diktature dhe pastaj kam pasur një seri të pafundme koordinimesh, bashkëpunimi dhe mbrojtje të një kauze në vitin 1992”, tha Berisha.
Ish kryeministri shqiptar tha se ka pasur takim me një grup luftëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët ishte edhe Adem Jashari në Tiranë.
“Ky ka qenë një takim jo shumë i thjeshtë, sepse ata më shtruan pyetjen, se çfarë do të bësh t’i për Kosovën?. Përgjigjja ime ishte, unë ju garantojë se gjysmën e kohës sime ja kushtoj Kosovës dhe gjysmën Shqipërisë, dhe kjo është konfirmuar dhe unë i kam qëndruar asaj, sepse interesi kombëtarë për mua është një”, deklaroi Berisha.
Ndërsa në pyetjen për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe polarizimet brenda demokratëve, ai tha se kthimi i Berishës, është fundi i Ramës.
“Rikthimi në PD i vështirë, por i realizueshme. Mund ta pyesësh Edi Ramën se pse është tmerruar. Rama e ka kuptuar se i ka ardhur fundi…kthimi i Sali Berishës do të ndodh dhe do të jetë e pa shmangshme. Fitorja e populli opozitar që ai po kërkon ta shtyp, është vetëm çështje kohe”, deklaroi Berisha.